"Dikush po i merr dy e më tepër rroga e dikush s'po ka as bukë me hongër" (Video)
Funksionimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) si dhe postet e zyrtarëve të këtij organi, që disa prej tyre mbajnë dy e më tepër, ishin temë e bisedës në emisionin e së premtes "Show me Artanin".Anëtarja e KKSH-së Xhemile Haliti në këtë emision ka kritikuar mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, duke thënë se një person mbanë shumë detyra.
Për dy e më shumë poste, Xhemile Haliti ka marrë shembuj kryetarin e KKSH-së, Jonuz Musliun, zëvendësin e deritanishëm të tij Zejni Fejzullahu dhe kryetarin e Ekezekutivit Shukri Ymeri.
“Është jo normale që kryetari i KKSH-së mbanë postin e kryetarit të Këshillit dhe postin e kryetarit të Kuvendit. Zëvendësi i tij është drejtor shkolle, kam dëgju se ka dhënë dorëheqje, mirëpo nuk jemi taku në ndonjë mbledhje tjetër që me ditë. Kryetari i Ekzekutivit është drejtor shkolle. A nuk është pak ironike që dikush duhet me marrë dy e më tepër rroga e dikush mos me pas bukë me hongër?”, thotë anëtarja e KKSH-së Xhemile Haliti nga Bujanoci, raporton Titulli.com.
“A është kjo kombëtare, a është kjo luftë për të drejtat e llojit tonë, kur ti merr dy rroga e dikush nuk merr?”, shtron pyetjen Haliti.
Ajo propozon që në këtë organ, pasi jemi për mbrojtjen e interesit kombëtar, të punohet pa pagë, me vetëm një mëditje apo një gotë ujë për freskim në mënyrë që të bëhet punë për komb. /Titulli.com/
Shiko videon nga minuti 27:48...